Në ditën e fundit të fushatës, kandidatja e VV-së për kryetare të Dragashit merr një lajm të jashtëzakonshëm
Të dielën zhvillohen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe kuvende komunale në Republikën e Kosovës.
Komuna e Dragashit mbetet një nga vendet më interesante në nivel nacional.
Një sondazh i brendshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, del që Kaltrina Salihun është fituese e zgjedhjeve me 39% të votave.
Ajo lë mbrapa kandidatin e LDK-së me 27% dhe atë të PDK-së me 23%.
Kandidati nga minoriteti goran do të marr 7.1%, ai i AAK-së 2.8 dhe 1.1% kanë qenë të pavendosur.
Në një rast paprecedent në këto zgjedhje lokale ku kryeministri ka qenë pasiv dhe përgjithësisht i tërhequr nga premtimet, në rastin e Dragashit ka qenë shumë prezent dhe premtues.
Në takimin e djeshëm më banorët e fshatit Bresanë (lokaliteti më i madh dhe më i zhvilluar në komunë) në përkrahje të kandidates znj. Salihu ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe deçiziv ku theksoi: “Disa gjëra Kaltrina mund t’i bëjë edhe me buxhetin e Komunës, por të gjitha nuk mund t’i bëjë me këtë buxhet, prandaj ura në mes të Kaltrinës dhe meje, kësaj si kryetare e Sharrit dhe e imja si kryeministër është ura e zhvillimit, e drejtësisë, e progresit që e nxjerr Sharin prej kësaj situate”.
Më poshtë detaje nga fjalimi i kryeministrit.