Grenell: UNMIK-u në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve, të reformohet ose të përmbyllet

Ish-i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve dhe se i njëjti duhet të reformohet thellësisht ose të përmbyllet.
“Krerët e UNMIK-ut në Kosovë fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Ursula von der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Në ndërkohë është UNMIK-u që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është humbje e taksave të paguara nga amerikanët dhe duhet të reformohet në mënyrë drastike ose të përmbyllet”, ka shkruar ai në Twitter.
. @UNMIKosovo leader blames poor communication, the EU, @vonderleyen, and NATO for the recent violence. But he is the one who is ineffective & slow. UNMIK is a waste of U.S. tax dollars & should be drastically reformed or ended. https://t.co/lZSG0z4AVl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 16, 2021
Grenell i është referuar fjalimit të shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ku tha se “mungesa e mirëkuptimit politik dhe komunikimit çon në rritjen e tensioneve, sidomos kur mungon mosbesimi”.
Në ndërkohë ishte përfaqësuesi i SHBA-së i cili deklaroi se misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përmbyllet, duke shtuar se tensionet në veri e dëshmuan se ky mision nuk duhet të jetë më i pranishëm në Kosovë.