Numër i madh i votuesve në Shtërpcë, vetura të shumta me targa të Beogradit

Një numër i madh i madh i votuesve është parë në komunën e Shtërpcës, në shkollën e mesme “Staja Markoviq”, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në këtë qendër votimi dhe ka vërejtur vetura të shumta me targa të Beogradit në oborrin e kësaj shkolle.

Komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në komunën e Shtërpcës deri në ora 11:30 kanë votuar 12.52 për qind e qytetarëve, apo 1 mijë e 515 qytetarë./IndeksOnline/


