75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Nisma në Malishevë nis festën

Pak pa u mbushur një orë nga mbyllja e vendvotimeve në Malisheve shihet entuziazëm në kampin e Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ndërkaq heshtje tek rivalet e saj kryesor, Vetëvendosje dhe PDK.

Tek selia e Nismas dëgjohen brohoritje “Nisma, Nisma” e sirena automjetesh me flamurin e partisë, ndërkaq tek partitë tjera nuk dëgjohen këto.

Megjithatë kandidati për kryetar i Nismës, Ekrem Kastrati në këtë kohë nuk ka mundur të thotë se partia e tij dhe ai kanë fituar. I pyetur nëse ata e kanë rezultatin zyrtar nga shtabi i tyre zgjedhor.