75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 17 Tetor 2021 / B O

Memli Krasniqi thotë se PDK është fituese e zgjedhjeve: Faleminderit Kosovë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se PDK-ja në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës.

Krasniqi tha se sot, qytetarët u bashkuan, për të mbajtur e rikthyer qeverisjet e mira nëpër komunat e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës është partia e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ajo ka qenë e fortë, mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë. Qytetarët treguan sot se sa më e fortë që të jetë Partia Demokratike e Kosovës, aq më i sigurt e më i zhvilluar është edhe shteti i Kosovës. Bazuar në të dhënat tona nga terreni dhe rezultatet e deritashme të KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj, Kacanik dhe në Han të Elezit.

Ndërkaq, ne jemi në balotazh dhe me besimin e qytetarëve me 14 nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtimen, Dragashin, Malishevën, Klinën dhe jemi në pritje të rezultateve edhe në Fushë Kosovë. Qytetarët e vendlindjeve të Hashim Thacit e Kadri Veselit, sonte dëshmuan sërish mbështetjen e madhe për themeluesit e UCK-së, PDK-së dhe Shtetit të Kosovës.”, tha ai. Fjalimi i plotë i Memli Krasniqit: Përshëndetje të gjithëve Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot është një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës – një moment i rëndësishëm për vendin tonë.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës. Sot, qytetarët u bashkuan, për të mbajtur e rikthyer qeverisjet e mira nëpër komunat e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës është partia e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ajo ka qenë e fortë, mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë. Qytetarët treguan sot se sa më e fortë që të jetë Partia Demokratike e Kosovës, aq më i sigurt e më i zhvilluar është edhe shteti i Kosovës. Bazuar në të dhënat tona nga terreni dhe rezultatet e deritashme të KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj, Kacanik dhe në Han të Elezit.

Ndërkaq, ne jemi në balotazh dhe me besimin e qytetarëve me 14 nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtimen, Dragashin, Malishevën, Klinën dhe jemi në pritje të rezultateve edhe në Fushë Kosovë. Qytetarët e vendlindjeve të Hashim Thacit e Kadri Veselit, sonte dëshmuan sërish mbështetjen e madhe për themeluesit e UCK-së, PDK-së dhe Shtetit të Kosovës. Në këto zgjedhje, kandidatët tanë për kryetarë të komunave dhe për Asamble Komunale, kanë treguar kulturë të lartë politike dhe fushatë të jashtëzakonshme. I falënderoj secilin për punën e madhe. Në këto zgjedhje, në mënyrë të vecantë, e gjithë Kosova e ka përkrahur e përgezuar fushatën dhe programin e kandidatit tonë në Prishtinë, Uran Ismaili. Falë fushatës dhe programit të tij, modern dhe shembull, që i ka dhënë shpirt të ri politikës, politikës për qytetarin, PDK ka shënuar rritje 100% në Prishtinë. E falënderoj dhe e pergëzoj Uranin, si dhe ekipin e tij në Degën e Prishtinës, për punën e jashtëzakonshme. Në këto zgjedhje, qytetarët kanë thyer barrierat politike dhe kanë përkrahur kandidatët dhe programin që ka adresuar nevojat e tyre.

E natyrisht, PDK është e para këtu. Qytetarët treguan se asnjë propagandë, asnjë manipulim populist nuk mund ta mposhtë të vërtetën dhe të mirën. Sot, qytetarët treguan edhe një gjë, pakënaqësinë e madhe të tyre me punën e Qeverisë së Albin Kurtit, qysh në tetë muajt e pare të kësaj qeverie. Për ne fillon një rrugëtim i ri, duke u bashkuar me qytetarët, për ta ndalë degradimin e vlerave qeverisëse në vend. Kosova sot tregoi se ka ndërtuar një sistem demokratik, institucione kredibile për të organizuar zgjedhje të lira, demokratike e shembull për rajonin. Kjo po bëhet falë punës së madhe e shumëvjecare të burrave dhe grave për ta ndërtuar këtë shtet, e që shpesh disa e kanë mohuar. Përgëzimet dhe falenderimet më të mëdha shkojnë për qytetarët e Kosovës, që edhe sontë dëshmuan vlera të larta demokratike dhe qytetëruese. Faleminderit Kosovës!