75 Mall Live Search
11:16 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / k.v

Arrestohet autori i vrasjes në Batllavë

IndeksOnline raportoi pak çaste më parë për një vrasje të ndodhur në Batllavë të Podujevës.

I dyshuari është arrestuar pak kohë pasi dyshohet se e vrau me pistolete 41 vjeçarin G.B.

Për rastin tani është deklaruar edhe policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e  ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Ajo ka thënë për IndeksOnline se personit të  dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç,  i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. 

Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë./IndeksOnline/