75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / B O

Vrasja në Podujevë, për 3 kg pasul dhe sherri për një lopë!

Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se autori dhe viktima janë familjarë (djemë të axhës).

Sherri që ka çuar deri tek vrasja është vërtet i ulët.

Mësohet se futja e lopës në arën e familjarit dhe dëmtimi i tre kilogramëve pasul ka acaruaruar dy familje, e që më pas njëri nga ta ka goditur me veturë djalin e axhës, për ta vrarë me pas nga prapa me plumb./Indeksonline/