75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Blerona me kritika ndaj “Për’puthen”: Jemi vend i vogël, nuk duhet të shkojmë deri në atë pikë

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” po aq sa kritikohet, po aq shikohet.

Edhe pse akuzohen për skenare, ky emision po arrin të thyej rekorde të shikueshmërisë në platformën ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, në një intervistë në T7, moderatoja kosovare Blerona Zeqiri vendosi të përgjigjej në pyetjen lidhur me këtë program.

Ajo u shpreh se aty shihet se çdo gjë është skenar dhe nuk ka asgjë reale. Gjithashtu shtoi se ne jemi vend i vogël dhe nuk duhet të shkojmë deri në atë pikë vetëm për disa klikime.

Asnjëherë nuk isha bë pjesë e saj. Nuk po shoh reale kurgjo. Kom qef me qenë pak ma reale e kuptoj botën e televizionit, e show-it, klikimet e krejt në rregull por deri në atë pikë se di a duhemi me shku se jemi vend i vogël”, u shpreh Blerona./Indeksonline/