75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Jep dorëheqje nga pozita në Trepçë, Nexhat Dedia

Pas sulmit të djeshëm në Trepçë dhe arrestimet atje, kanë filluar dorëheqjet.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se, udhëheqësi i Njësisë Biznesore Minierë me Flotacion, Nexhat Dedia ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Bëhet e ditur se dorëheqja e tij vije pas shkarkimit të Rafet Ibishit bashkë me shumë emra tjerë.

Kujtojmë se dje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë sulmuar fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.