Këta janë asambleistët e LVV-së më të votuarit në Ferizaj!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [ KQZ] ka përfunduar numërimin e votave të asambleistëve në komunën e Ferizajt, për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor, shkruan IndeksOnline.
Nga këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj doli partia fituese, në krye me Agim Aliun, më 19 mijë e 8 vota.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje u rëndit partia e dytë me 9 mijë e 631 vota.
IndeksOnline ka siguruar emrat e anëtarëve komunal më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Më të votuarit nga LVV janë:
Valon Ramadani
Brahim Osmani
Amir Rexhepi
Naser Beqiri
Adnan Selmani
Hysnije Mustafa
Yllka Neziri
Makfire Musa
Fatbardha Zogaj-Reka
Po ashtu, IndeksOnline mëson se bartësi i listës, Valon Ramadani, do ta lëshoj postin e asambleistit pasiqë është edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës./IndeksOnline/