Salah i jashtëzakonshëm, Griezmann me dy ‘fytyra’

Liverpooli ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mohamed Salah realizoi dy gola në këtë përballje (8’) dhe (76’) për të konfirmuar edhe një herë formën e mirë të lojës.
Golin tjetër të Liverpoolit e realizoi Keita në minutën e 13-të.
Griezmann pati fillimisht paraqitje të mirë ku shënoi dy gola (20’ dhe 34’) por u ndëshkua me të kuq në minutën e 52-të duke e lënë me 10 lojtar skuadrën e tij.
Liverpooli është në vendin e parë me 9 pikë, Atletico e dyta me 4 pikë derisa Porto në vendin e tretë me 4 pikë.
Milani nuk ka asnjë pikë të grumbulluar. /IndeksOnline/