75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / A. M.

Dardan Krivaqa nuk pranoi të deklarohej sot para prokurorit, ky ishte arsyetimi i tij

Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres së tij 18-vjeçare, Marigona Osmani, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i rastit. Krivaqa ka pasur të deklarohej sot në orën 09:00 para prokurorit, por i njëjti ka thënë se nuk dëshiron të flas pa e parë raportin e autopsisë së ish-partnerës së tij, këtë e ka bërë të ditur për avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi.

Dardan Krivaqa, si në polici, si në gjykatë kur i është caktuar masa e paraburgimit ashtu edhe sot para prokurorit të çështjes është mbrojtur në heshtje, në prani të avokatit të tij.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një ish të dashurës, ia  kishte sulmuar me thikë një familjar - FerizajPost

Arsyetimi i tij për t’u mos u deklaruar, sipas avokatit të familjes së Marigona Osmanit, ka qenë se nuk dëshiron të flasë derisa ta sheh raportin e autopsisë.

“Sot ka pasur deklarimin Dardan Krivaqa në orën 09:00, por është mbrojtë në heshtje. Me arsyetimin se dëshiron me pa raportin e autopsisë”, tha avokati Gazmend Rexhepi.

Tutje avokati tha se përgjigja e prokurorit ishte se Krivaqa do të mund t’i shohë provat në fazat e mëvonshme.

Janë bërë disa ditë prej kur Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka dorëzuar në prokurorinë kompetente raportin e autopsisë së Marigona Osmanit, e cila dyshohet se u vra pas dy ditësh keqtrajtimi mizor nga ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Policia pas hetimeve intenzive arrin ta arrestoj të dyshuarin kryesor Dardan  Krivaqa - Indeksonline.net

Express mëson se raportin e autopsisë nuk e ka parë akoma familja e Marigonës e as avokati i rastit, pasi kjo ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos dëmtohen hetimet, kërkesë kjo e pranuar nga familja dhe avokati.

Gjykata Themelore e Ferizajt, në shtator u ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, konkretisht deri më datën 21 nëntor.

Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.