Eurovisioni 2022/ Merret vendimi, kaq shtete do të marrin pjesë
Konkursi i 66-të i Eurovisionit do të mbahet vitin e ardhshëm në Torino, ku do të marrin pjesë gjithsej 41 vende.
Këtë e ka bërë të ditur sot Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), transmeton Indeksonline.
Nga 41 vendet pjesëmarrëse, 36 do të kualifikohen në finalen e madhe me 14 maj.
Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, të ashtuquajturat ‘pes’shja e madhe’, tashmë janë të siguruar për një vend.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 10 dhe 12 maj./Indeksonline/