18:32 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / B O

Kupa e Botës çdo 2 vite? Me këtë datë merret vendimi final!

Këshilli i FIFA-s është mbledhur sot pasditë për të diskutuar mundësinë e ndryshimit të orarit në futboll, përfshirë edhe mundësinë e organizimit të Kupës së Botës çdo 2 vjet.

Presidenti i FIFA-s, Giani Ingantino ka thirrur një samit botëror ku do të vendoset përfundimisht mundësia që Botërori të organizohet çdo 2 vjet.

“Ne duhet të garantojmë të ardhmen e futbollit. Ka ardhur koha për të kërkuar një kalendar më të mirë. Futbolli duhet të përmirësohet. Organizimi i Kupës së Botës çdo 2 vite është një opsion më shumë. Shumë federata evropiane kanë votuar pro, por ata na kanë kërkuar që të flasim me të gjitha palët para se të merret një vendim. Për këtë ne kemi thirrur një samit botëror me 20 dhjetor për të vendosur përundimisht rreth kësaj ideje” ka thënë Infantino./Indeksonline/