75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Mitrovicë/ 27-vjeçari e rrah një tjetër, e bën për spital

Në orët e mbrëmjes së datës 20 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku  si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa  pas intervistimit  të dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor.