75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Meghan i shkruan letër Kongresit Amerikan, kërkon mbështetje për nënat e reja

Dukesha e Sussex i ka shkruar një letër personale Kongresit Amerikan.

Ajo ia shkroi këtë letër Nancy Pelosit, kryetares së përfaqësuesve dhe Chuck Schumer, udhëheqësit të shumicës në Senat transmeton Indeksonline.

Letra u bë publike përmes mediave sociale.

Unë nuk jam politikane e zgjedhur, por mbi të gjitha unë jam nënë. Unë po ju shkruaj këtë letër ne emër të miliona amerikanëve. Unë dëshiroj që çdo prind të paguhet pas lindjes së fëmijës dhe mendoj se ishte shumë e rëndësishme për mua ta bëj këtë sugjerim”, u shpreh Meghan.

Pandemia ka detyruar miliona gra të lënë punën e tyre në 20 muajt e fundit për t’u kujdesur për fëmijët e tyre në shtëpi, të cilët nuk ishin në gjendje të shkonin në shkollë. Çdo nënë apo prind duhet të bëjë zgjedhjen nëse është i pranishëm në shtëpi apo ka një punë të paguar. Dhe ajo sakrificë ka pasoja të tmerrshme. Unë vetë kam punuar që kur isha 13 vjeç dhe kurseva aty ku ishte e mundur, por edhe kjo ishte një luks sepse për mua ishte një çështje e pagimit të qirasë dhe blerjes së gazit për makinën time. Kjo nuk është situata për të gjithë”, përfundoi ajo./Indeksonline/