Kapen dy hajna në Podujevë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Podujevë pasi që në dy raste të ndara kanë kryer vjedhje në dy lokale.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë vjedhur para të gatshme, telefona DVR të kamerave etj.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Me rastin po merren hetuesit e stacionit policor në Podujevë./IndeksOnline/