Bastisje në Rogovë, konfiskohen armë të rënda

Është arrestuar një person në Rogovë të Gjakovës pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Bastisja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes./IndeksOnline/