75 Mall Live Search
16:49 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / MSH

Publikohen “ujditë” e shteteve që dëshirojnë të ndërrojnë raportet e ndryshimeve klimatike

Një publikim dokumentesh tregon se si shtetet e mëdha po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar se si të merren me ndryshimet klimatike, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.

Publikimi i dokumenteve zbulon se Arabia Saudite, Japonia dhe Australia janë ndër vendet që po kërkojnë nga OKB të zvogëlojë nevojën për t’u larguar me shpejtësi nga karburantet fosile.

Në këto dokumente gjtihashtu thuhet se disa kombe të pasura dyshohen se po paguajnë më shumë shtetet e varfra për të kaluar në teknologji më të gjelbra.

Ky “lobim” ngre pyetje për samitin e klimës COP26 që do mbahet në nëntor.

Publikimi zbulon se vendet po shpërfillin rekomandimet e OKB-së për veprim dhe vjen vetëm disa ditë para se atyre t’u kërkohet të bëjnë angazhime të rëndësishme për të ngadalësuar ndryshimet klimatike dhe për të mbajtur ngrohjen globale në 1.5 gradë.

Dokumentet e publikuara përbëhen nga më shumë se 32,000 parashtresa të bëra nga qeveritë, kompanitë dhe palët e tjera të interesuara për ekipin e shkencëtarëve që përpilojnë raportin e OKB-së, i krijuar për të gjetur zgjidhjet më të mira në mbajtjen e ngrohjes globale në 1.5 gradë.

Këto “raporte vlerësimi” prodhohen çdo gjashtë deri në shtatë vjet nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Këto raporte përdoren nga qeveritë për të vendosur se çfarë veprimesh nevojiten për të trajtuar ndryshimet klimatike.