Presidentja Osmani organizon premierën e filmit “Zgjoi”

Ndër figurat publike që morën pjesë mbrëmë në premierën e filmit “Zgjoi”, ishte edhe e para e vendit, Vjosa Osmani, nën patronatin e së cilës edhe u realizua premiera.
Me këtë rast, Presidentja ka shprehur mirënjohjen e saj për ekipin e filmit “Zgjoi” dhe historinë të cilën ka zgjedhur t’a pasqyrojë.
“Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.
Ajo gjithashtu ka shtuar se sukseset e kinematografisë kosovare çdo ditë e më shumë po bëhen më kolosale, duke e treguar kështu historinë e Kosovës dhe kosovarëve në të gjithë botën.
“Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!”, ka shtuar Osmani.
Ky është postimi i plotë i saj:
Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë.
Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota.
Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!
Ju faleminderit që historinë tonë po e shndrisni me gjurmë të suksesit. Ju priftë e mbara!