75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / A. M.

EULEX reagon ndaj zyrtarit që parkoi keq veturën: Do të marrim masa…!

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka reaguar ndaj sjellëve jo korrekte të një zyrtari të saj, të publikuar ekskluzivisht nga Indeksonline.

Përmes një reagimi, EULEX-it thotë se dënon në mënyrën më të ashpër sjelljen e personelit të EULEX-it, i cili është parë duke parkuar në mënyrë të papërshtatshme në Prishtinë.

“Ne garantojmë marrjen e masave të duhura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që nxori në dritë këtë rast për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në reagim. /Indeksonline/