75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 24 Tetor 2021 / LB

Kosova bëhet me specialisten e parë të psikologjisë mjekësore

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i është shtuar për herë të parë një specialiste e psikologjisë mjekësore.

Në fakt, Kosova për herë të parë do të ketë një profesionist të psikologjisë mjekësore, pasi Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi, Msci ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, Maqedoni e Veriut.

Tahirsylaj-Alidemi u shkollua në Shkup me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës duke qenë se kjo lëmi ishte deficitare.

Kjo e fundit është pjesë e Klinikës së Neurologjisë, teksa nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.

Kosova numëron mbi 20 psikologë klinikë. /Gazeta Shneta/