OSBE me punëtori përgaditore për polici për komunitetet jo-shumicë

Misioni i OSBE-së në Kosovë është duke organizuar një punëtori përgatitore se si të aplikohet për oficer policie, shkruan IndeksOnline.
Së bashku me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, punëtoria po organizohet për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë.
“Punëtoria synon në mënyrë specifike komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës në Kosovë dhe do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga 27 tetor 2021. Ai do të elaborojë procedurën e aplikimit, testimin dhe hapat e tjerë të nevojshëm për aplikim si oficer policie”, ka shkruar OSBE në një postim në Facebook.
Siç njofton OSBE, të interesuarit për pjesëmarrje mund të dorëzojnë CV-në dhe letrën motivuese deri më 24 tetor 2021 në mpb.trajnimet@rks-gov.net.