Dy aksidente të rënda, bllokohet rruga në hyrje të Prishtinës
 
				Dy aksidente kanë ndodhur në të njëjtën kohë në magjistralen Pejë – Prishtinë.
Njëri aksident ka ndodhur afër Sllatinës dhe një tjetër në hyrje të Fushë Kosovës.

Si pasojë, rruga për në Prishtinë është bllokuar dhe ka shkaktuar kolona të gjata.
Pritjet në këto kolona janë deri në një orë. /IndeksOnline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                