75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / LB

Presidenti i Shqipërisë përkujton babanë e Ramush Haradinajt

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar Hilmi Haradinajn, babanë e Ramush e Daut Haradinajt.

“Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Edhe kryetari i AAK-së gjatë ditës së sotme ka kujtuar babanë e tij “Rruga jote jetësore ishte plot dhimbje e padrejtësi, por ti ishe i pathyeshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po na mungon urtësia jote Plak!

Kujtojmë se Hilmi Haradinaj ka vdekur në qershor të vitit 2018.