09:15 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / B O

Sa para mund të fitojë nga sigurimi familja e kameramanes që u vra padashje nga aktori Baldwin?

Familja e Halyna Hutchins po përgatitet për padi pas vrasjes së paqëllimtë nga aktori i Hollywoodit, Alex Baldwin. Familja e kameramanes ukrainase do të padisë filmike që është përkujdesur për sigurinë e xhirimeve në New Mexico.

Minimumi i shumës që do t’i takojë familjes Hutchins është shuma 1 milion dollarë, por që shuma mund të shkoj maksimum deri në 6 milion dollarë.

Kjo pasi që 42 vjeçarja ishte nënë dhe grua nga e cila mund të përfitojnë burri dhe djali i saj për humbjen e më të dashurës së tyre, shkruan Indeksonline.

Kompania përgjegjëse pritet të humbas betejën ligjore ngase fishekët në armë nuk guxojnë të jenë asesi në një set filmik.

Arma e përdorur nga aktori Alex Baldwin nuk ishte inspektuar fare para se t’i dorëzohej atij.

Disa anëtarë të ekuipazhit po e përdornin atë armë për ushtrime të objektivit — me plumba të vërtetë. Dhe, dikush mund të ketë bërë vetëm atë orë para xhirimit në set./Indeksonline/