Numërohen votat me kusht për komunën e Malishevës, Ekrem Kastrati i pari

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve një ditë më parë ka nisur numërimi i votave me kusht.
Sot janë numëruar votat me kusht për komunën e Malishevës, shkruan “Indeksonline”.
Sipas rezultateve, kandidati i NISMA-s, Ekrem Kastrati renditet i pari më 125 vota.
I dyti është Isni Kilaj i PDK-së më 72 vota.
Në balotazh janë pikërisht, Kastrati i NISMA-s si kandidat i parë me rreth 35% dhe Isni Kilaj i PDK-së më 29% të votave.
