75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Rrëzohet derisa pastronte shtëpinë në Lipjan, gruaja merr lëndime të rënda

Dje rreth orës 14:00 në fshatin Qallapek të Lipjanit ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor.

Një femër kosovare e cila ishte duke pastruar shtëpinë e saj, dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, njofton PK në raportin 24 orësh.

Rasti duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Indeksonline/