75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Rezultatet përfundimtare, Vitia merr mbi 11 mijë vota më shumë se Rama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Sipas këtyre rezultateve, në Komunën e Prishtinës më së shumti vota ka marrë kandidati i VV-së, Arben Vitia.

Ai mori 36,818 vota, pra 42.54 %.

Pas tij është Përparim Rama i LDK-së, me 25,252 vota apo 29.17 %.

Rama mori 11.566 më pak vota se Vitia.

Kujtojmë që Prishtina shkon në balotazh më 14 nëntor./Indeksonline/