Fadil Nura fitues në Skenderaj, kaq vota mori gjithsej!

13 mijë e 123 persona votuan për kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shkruan IndeksOnline.
Ai në zgjedhjet e 17 tetorit doli fitues me 57.89%.
Kurse, kandidati i pavarur, Bekim Jashari, i cili udhëheqi këtë komunë katër vite mori 40,74% apo 9 236 vota.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit:
