Alban Hyseni hyn në balotazh me 500 vota më shumë se Lutfi Haziri

Komision Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryetar komunash në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në mesin e komunave që kanë shkuar në balotazh është edhe ajo e Gjilanit.
Sipas rezultateve, në Gjilan prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni me 19 057 vota ose 44.71%, shkruan IndeksOnline.
Ish kryetari i cili është edhe kandidat edhe për një mandate, Lutfi Haziri nga LDK u rëndit i dyti me 18 546 apo 43.51%.
Pra sipas rezultateve, Hyseni prin me 511 vota më shumë se Haziri./IndeksOnline/
