Video/ 38-vjeçari në Prishtinë nuk i bindet policit, gjatë tentimit për ikje përdor sprej lotues ndaj tij

Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
I njëjti gjatë tentimit për ikje ka përdor sprej lotues ndaj policit.
“I dyshuari, mashkull, 38 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë rreth orës 13:00.
I njëjti pas një sjellje joligjore në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë, ka provuar ti shmanget legjitimimit policor dhe më pas në tentativën e tij për ikje gjithashtu ka përdorur edhe sprejin lotues ndaj zyrtarit policor, sprej ky të cilin e mbante pa leje.
Ndërkohë që në këtë fazë preliminare po trajtohen rrethanat e ngjarjes që aktualisht sugjerojnë për për armëmbajtje pa leje dhe sulm ndaj personit zyrtar, policia po vazhdon me veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai./Indeksonline/