75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Me 15 bashkëpunime të mëdha, e tërë vëmendja nga albumi i Bardhit

Bardhi apo siç njihet ndryshe si senzacioni i pandemisë, po bën bujë me secilën këngë që po e publikon.

Ai ka gati albumin në të cilin numëron hiq më pak se 15 bashkëpunime, ku është kujdesur të bashkoj forcat me emra internacional si dhe ata vendor, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë paralajmëroi këngën e re të albumit, të cilën do ta sjellë në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Burime të Indeksonline mësojnë se albumi “Trëndafil”, do të publikohet me 9 nëntor dhe se do të ketë bashkëpunime me artistë të tjerë si Kidda, Lumi B dhe sërish një tjetër bashkëpunim me këngëtarin internacional Azet./Indeksonline/