FSK në Kaçanik, u tregon të rinjve si të aplikojnë për ushtarë

Pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë parë sot në qytetin e Kaçanikut, në Bulevardin Ismail Raka.
Ata u kanë treguar të rinjve rreth aplikimit për tu bërë ushtarë i ri.


Kujtjomë se ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


Ai ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash. I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë sot Mehaj, në një konferencë për media. /Indeksonline/