75 Mall Live Search
20:11 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / MSH

Kroacia përmirëson standardin e jetës/ Rroga më e vogël do të jetë 500 euro

Kroacia ka pësuar rritje të GDP-së për 9%.

Siç lajmëron kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kjo rritje tregon aftësinë e ekonomisë kroate për t’u rikupëruar pas një krize në vitet 2020 dhe 2019.

Kështu, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paga minimale në Kroaci do të rritet për 350 kuna kroate, duke u bërë kështu 3750 kuna kroate apo 498.87 euro.

“Kjo e rrit pagën minimale mbi 50% të pagës mesatare neto për herë të pare”, ka thënë kryeministri kroat.

Kroacia është ndër shtetet më të paqendrueshme sa i përket stabilitetit ekonomik dhe financiar.

Rreth 19.5% e popullsisë kroate jeton në prag të varfërisë.