75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 29 Tetor 2021 / OSH

ShSKUK: 9 pacientë nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin nga COVID-19

9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali  i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1  pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë