75 Mall Live Search
16:14 / E Premte, 29 Tetor 2021 / A. M.

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi sërish me një duet, pritet t’ju befasojnë!

Dy artistët e mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi janë bashkuar për herë të dytë për një projekt muzikor.

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi vijnë me potpuri - Lajmet e fundit - Zëri

Dyshja kanë paralajmëruar një potpuri në kuadër të xhirimeve për festat e fundiviti duke përmbledhur disa këngë të njohura.

“Sonte perfunduam gjirimet me mikeshen time DIVEN @leonorajakupi BOMBA nr 2,ky eshte vetem Fillimi”

Në fotografinë që Gashi i ka bashkangjitur shkrimit, në sy bije edhe dukja mahnitëse dhe elegante e Leonores e cila shkëlqente nga bukuria.

May be an image of 2 people, including Asim Gashi, people standing and indoor

Kujtojmë, se dyshja në potpurinë e 2021 ka mbledhur mbi 17 milionë klikime dhe ishte padyshim bashkëpunimi më i dëgjuar gjatë gjithë vitit.