Përsëri valë tërmetesh në Shqipëri

Tri tërmete të njëpasnjëshme kanë ndodhur në Dibër para disa minutash, të ndjerë deri në 12 kilometra largësi në Lindje.
Tërmeti i parë dhe më i fuqishmi ndodhi në pra 14:24, me magnitudë prej 3.2 shkallësh, ndërsa dy të tjerë vijuan pas 3 minutash (14:27), me magnitudë 2.3 dhe 3.0.

Deri më tani nuk është raportuar akoma mbi dëmet që mund të kenë shkaktuar.
Pikërisht në Bulqizë, mëngjesin e djeshëm ndodhën disa tërmete, ndër ta edhe ai prej 4.5 shkallë të Rihterit, i cili shkaktoi edhe dëme.