75 Mall Live Search
22:36 / E Shtunë, 30 Tetor 2021 / OSH

Vetëm këtë vit/ 75 raste u inicuan për keqtrajtim të fëmijës

Fëmijë të shumtë shihen çdo ditë në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke zgjatur dorën për një kafshatë buke.

Por jo rrallë herë ndodh që këta fëmijë të jenë vetëm në rrugë, shkruan IndeksOnline.

Madje, ata janë nën shoqërimin e nënës së tyre, pasi në raste të shumta janë foshnje ato që shihen në krahërorin e nënës, e cila u kërkon lëmoshë qytetarëve.

Raste të tillë në Policinë e Kosovës cilësohen vepra penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Vetëm në javën që lamë pas u raportuan 9 raste ku fëmijët ishin braktisur ose keqjtrajtuar nga prindërit e tyre.

Të njëjtit sipas raportit të Policisë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Kurse, që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani janë inicuar 75 raste të raportuar në Polici për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Kështu thuhet në të dhënat që ka siguruar IndeksOnline nga Policia e Kosovës.

Raportet e Policisë së Kosovës për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” gjatë javës së kaluar:

Gjakovë 26.10.2021-16:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin  e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij, ndërsa e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 28.10.2021 – 13:00. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare bashkë me fëmijën e saj të mitur, duke kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 28.10.2021 – 18:40. Është shoqëruar në stacioni policor e dyshuar femër kosovare së bashku me fëmiun e saj, pasi që ishin hasur duke kërkuar lëmosh. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Qarshi-Xhamia , Pejë , 28.10.2021 – 14:30. Është takuar viktima mashkull kosovar (fëmijë) duke kërkuar lëmoshë. E dyshuara femër kosovare së bashku me fëmijën janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS:  Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë (NN) 26.10.2021 – 14:00. Me 29.10.2021 janë arrestuar dy të dyshuar/a,  një femër dhe mashkull  kosovarë pasi që të njëjtit me veprimet e tyre dyshohet se nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijët të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.10.2021 – 18:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.