75 Mall Live Search
13:59 / E Diele, 31 Tetor 2021 / MSH

Digjet banesa në Tiranë, humb jetën 69 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri në një banesë ka humbur jetën një 69 vjeçare, raporton abcnews.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, ku dyshohet se ka rënë zjarr dhe 69 vjeçarja ka vdekur.

Dyshohet se ajo ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Ndërkohë mësohet se trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. 

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.