Cramon: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kishën ortodokse serbe

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.
Po ashtu, ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Cramon.
Tutje, Viola von Cramon tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike./Indeksonline/
Tolerance and mutual respect are the essence of multiethnic society.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 31, 2021
The #Serbian #Orthodox #Church heritage in #Kosovo must be protected and enjoy full rights.
I thus urge Kosovo govt to implement the long overdue CC judgment as the rule of law means equal treatment of all. pic.twitter.com/5JZjZfTLBf