Alban Hyseni në Ponesh gjen mobilizim të madh për ta sjellur ndryshimin e nevojshëm në komunë

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni sot ka shkuar në fshatin Ponesh.
Aty gjetën mobilizim të madh për ta sjellur ndryshimin e nevojshëm në komunë.
Njoftimi i plotë:
Poneshi i vendosur për ndryshim
Në vazhdën e takimeve falenderuese për përkrahjen e madhe, takuam qytetarë e struktura tona në fshatin Ponesh.
Mirëpo edhe aty, si kudo tjetër, gjetëm mobilizim të madh për ta sjellur ndryshimin e nevojshëm në komunë. Energjia e re, bashkë me ndershmërinë e profesionalizmin, janë ato që i duhen komunës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me qytetarët, do të siguroj mirëqenie për ta e zhvillim për komunën.
Sepse bashkë qeverisim!