75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / C E

Vjehrra e bën për spital renë e saj, në Fushë Kosovë

Një femër kosovare nga Fushë Kosova është sulmuar me mjete të forta nga vjehrra e saj.

Ajo ka marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra derisa e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/