Bixhoz i jashtëligjshëm në Ferizaj, Policia arreston tetë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në Ferizaj pasi që dyshohen se po zhvillonin aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit.
Në aksionin e Policisë përveç të arrestuarve janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore.
“Fsh. Kosine, Ferizaj, 31.10.2021 – 01:05. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin duke zhvilluar aktivitet të jashtëligjshëm të bixhozit. Si prova materiale janë konfiskuar 405 çipa (zhetonë), shtatë palë letra për bixhoz dhe një fletore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /IndeksOnline/