Kusari-Lila tregon projektin më të dashur të saj të realizuar në Gjakovë, tregon edhe planin për të ardhmen

Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur projektin e qendrës së “Handikos” si projektin më të dashur që e kishte realizuar në mandatin e parë si kryetare e komunës.
Me pamjet e këtij projekti, Kusari-Lila ka prezantuar edhe planin për të ardhmen në mandatin e ardhshëm nëse arrin fitore në garën për Gjakovën.
“Projekti i qendrës “Handikos”, një prej projekteve më të dashura nga mandati im i parë, i realizuar me donacionin e siguruar nga “Save the Children”, gjithashtu tregon përkushtimin tim në katër vjeçarin e ardhshëm për personat me nevoja të veçanta” shkruan Kusari-Lila në njoftim.