Tensionohen marrëdhëniet Francë-Britani e Madhe, paralajmërohen sanksione tregtare

Britania e Madhe i ka dhënë Francës një ultimatum prej 48 orësh për t’u tërhequr nga grindja për peshkimin në Kanalin Anglez.
Përndryshe, Britania do të ndjekë rrugët ligjore sipas marrëveshjës së Brexit-it, shkruan Reuters, transmeton IndeksOnline.
Tensionet mes dy shteteve kanë filluar pas refuzimit të Britanisë së MAdhe për t’u pajisur me licencë peshkimi për 35 anije.
Mosmarrëveshja filloi të mërkurën e kaluar, kur një anije peshkimi u ndalua nga autoritetet franceze pranë portit Le Havre.
Menjëherë pas kësaj, Franca ka kërcenuar Britaninë e Madhe me vënien e sanksioneve që nga dita e nesërme (2 nëntor), duke penguar qarkullimin e mallrave dhe tregtisë në Kanalin Anglez.
“Francezët kanë bërë kërcënime krejtësisht të paarsyeshme, duke përfshirë Ishujt “Kanale” dhe industrinë tonë të peshkimit. Ata duhet t’i tërheqin ato kërcënime ose përndryshe ne do të përdorim mekanizmat e marrëveshjes sonë tregtare me BE-në për të ndërmarrë veprime”, ka thënë sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, lidhur me kërcenimet e Parisit.
Antipatia e shteteve anëtare të BE-së ndaj Britanisë së Madhe ka filluar qysh kur kjo e fundit ështq tërhequr nga anëtarësimi dhe vendimmarrja e BE-së.
Sanksionet e vëna nga Franca, Britanisë së Madhe do t’i bënin dëm, pasi kjo e fundit realizon pothuajse eksportin më të madh të mallrave me prodhimet e detit.