75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / k.v

Vjedhja e lopëve në Gurrakoc, policia thotë se rasti po hetohet

Natën e 28 tetorit, hajnat kryen vjedhjen e radhës në Gurrakoc të Istogut. Familja Fetahaj ka qenë pre e dëmit të madh që iu shkaktua nga vjedhja që ndodhi afër qendrës së Gurrakocit.

Katër lopë janë vjedhur nga aksioni i vjedhjes që ka ndodhur nga ora 01:00 deri në orën 14:00 të mesnatës. Katër hajna shihen në video-kamerat në Gurrakoc ku shihet duke parakaluar në lagje të ndryshme, para se të futeshin në shtallën e familjes Fetahaj.

Indeksonline ka kontaktuar me familjen e dëmtuar dhe të njëjtit kanë konfirmuar se rasti është i lajmëruar në Polici.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Pejës, Driton Rugova ku sipas tij me datën 28.10.2021 në fshatin Gurakoc janë vjedhur katër bagëti.

“Deri më tani nuk janë identifikuar personat e dyshuar, nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar, por rasti është nën hetime”, ka thënë Rugova.

Rastet e vjedhjes së bagëtive janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit në Gurrakoc dhe në përgjithësi në komunën e Istogut.

Pak ditë më parë në familjen Bajramaj në Gurrakoc i është vjedhur pronarit lopa në stallë, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.