75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

Gjakovë: Vet plagoset me armë zjarri një 13 vjeçar, është në gjendje të rëndë

Një 13 vjeçar është vet plagosur sot me një armë zjarri në komunën e Gjakovës.

I njëjti është trajtuar në emergjencën  e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën  e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”  një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka  kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  eshte e renduar  dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj pohoi se po vazhdojnë hetimet për këtë rast./IndeksOnline/