75 Mall Live Search
20:18 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / OSH

KFOR-i publikon pamje të jashtëzakonshme të Kosovës nga ajri

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka publikuar disa fotografi të Kosovës nga lartësia.

Në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook janë shpërndarë katër fotografi nga ajri ku shihen pamje të jashtëzakonshme të Kosovës.

“Çfarë pamje! Patrullat Ajrore të KFOR-it duke vëzhguar Kosovën.⁣ Fotot nga fotografi i KFOR-it, toger Barna Koncsek”, shkruhet në postim.

Më poshtë gjeni fotografitë e publikuara nga KFOR: