Ilir Ferati: Synimi jonë është që të udhëheqim një Istog për të gjithë

Në një debat të zhvilluar në RTV Dukagjini te Jeta Xharra ishte i ftuar Ilir Ferati i LDK-së i cili perballë kishte Bekë Berishen e AAK-së, të dytë kandidatë për kryetar të komunës së Istogut.
Ilir Ferati përmes pyetjeve të moderatores shpalosi programin e tij dhe shprehi mirënjohjen e tij për 41.1% të qytetarëve që i besuan atij programi dhe besimin e fuqishëm që e ka tek qytetarët e Istogut edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Në lidhje me koalicionet e mundshme, Ferati deklaroi: “Koalicioni jonë është lidhja me qytetarin por jemi te hapur per çdo parti qe ka ne fokus qytetarin”.
Ai theksin e vuri edhe tek ekipi i tij të cilin ai e quan “fantastik” dhe që asnjëri prej tyre nuk ka apetite personale për poste.
Në akuzat e kundërshtarit, Ferati u përgjigj se ai është rezultat i një reforme të madhe që ka ndodhur brenda LDK-së, qytetarët e Istogut e kanë kuptuar këtë dhe në raundin e zgjedhjeve të 14 nëntorit do ta zgjedhin për t’i prirë komunës së Istogut.
Në fund Ferati iu drejtua qytetarëve me fjalët:
“Iliri i Istogut do të jetë me ju prej sot e deri sa të ketë jetë”.